“Turp! Turp! Duam zgjidhje”! Këto janë disa nga thirrjet e studentëve të mjekësisë poshtë godinës së ministrisë së Arsimit që janë kundër ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pasi të mbarojnë studimet ose të paguajnë 2500 Euro në vit si tarifë.
Më pas kanë goditur me vezë muret e Ministrisë së Arsimit në shenjë revolte ndaj heshtjes së institucionit që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.
Studentët kanë bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq përpara godinës deri në pritje të përgjigjes për një zgjidhje. Protesta dhe bojkoti vazhdon.
Punë me detyrim ose 2500 euro në vit, studentët vijojnë protestën