Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product. Presidentja ka publikuar një fotografi nga kjo vizitë, ku shihet me armë në dorë.
“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.
Osmani në Kroaci është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, kryeministri Andrej Plenkovic dhe kryetari i Parlamentit, Gordan Jandroković.