-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i OKB-së: Konflikti i Lindjes së Mesme nuk duhet të përhapet

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje të mërkurën palëve në Lindjen e Mesme të parandalojnë një përhapje të konfliktit, ndërsa në veri të Izraelit njerëzit nxitonin për të gjetur strehim nga goditjet që vinin nga Libani jugor.

“Jam i shqetësuar nga shkëmbimi i zjarrit rishtazi përgjatë Vijës Blu dhe sulmet që u njoftuan se u bënë nga Libani jugor,” u tha gazetarëve zoti Guterres në selinë qendrore të OKB-së. Vija Blu është vija ndarëse mes Izraelit dhe Libanit, e cila patrullohet nga paqeruajtës të OKB-së.

“U bëj thirrje të gjitha palëve dhe atyre që kanë influencë tek këto palë të shmangin një përshkallëzim dhe shtrirje të mëtejshme,” tha ai.

Grupi militant libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani, kontrollon Libanin jugor. Ekziston frika se ky grup do të bëhet pjesë e konfliktit, në mbështetje të Hamasit. Në vitin 2006, Izraeli dhe Hezbollahu bënë luftime 33-ditore në Liban.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se mban kontakte të vazhdueshme me udhëheqësit në rajon për të parandaluar një përhapje të konfliktit.

Zëdhënësi Stephane Dujarric u tha gazetarëve se zoti Guterres bëri disa telefonata që kur Hamasi filloi sulmet brutale ndaj civilëve izraelitë dhe ushtarëve të shtunën, kur u vranë mbi 1 mijë izraelitë dhe disa të huaj.

Ai ka folur me Presidentin izraelit Isaac Herzog, Presidentin palestinez Mahmoud Abbas, si dhe kryeministrin në detyrë në Liban, me mbretin e Jordanisë, presidentin e Turqisë, kryeministrin e Katarit dhe ministrin e jashtëm të Iranit.

Dujarric tha se kreu i OKB-së pritet të ketë një telefonatë edhe me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit