-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakrat e Hamasit, babai me lot në sy për vrasjen e së bijës: Në këtë situatë vdekja është një bekim

Kryesoret

Një baba i shkatërruar nga ideja se vajza e tij po torturohej nga grupi i Hamasit ka treguar momentin se kur u njoftua se vogëlushja e saj u gjet e vdekur.

Në një intervistë për CNN, Thomas Hand me një zë të dridhur u shpreh se ka brohoritur dhe qeshur për vdekjen e vajzës së saj.

Sipas tij në një situatë të tillë vdekja nuk është asgjë në krahasim me atë që po përjetojnë njerëzit e rrëmbyer nga grupi terrorist.

Hand u shpreh se vaja e tij kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një shoqeje një natë më parë, diçka që ajo e bënte rrallë.

“Ata thanë: “E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që dija. Ajo nuk e bënte këtë gjë shumë shpesh por fatkeqësisht atë natë, atë natën e së premtes, ajo shkoi të flinte në shtëpinë e shoqes së saj”, tha Hand.

Të nesërmen në mëngjes, vendi u sulmua.

“Ajo ishte ose e vdekur ose në Gaza. Dhe nëse dini diçka për atë që po u bëjnë njerëzve në Gaza, është më keq se vdekja. Ata nuk kanë ushqim. 

Nuk kanë ujë. Ai do të ishte në një dhomë të errët të mbushur me një Zot e di sa njerëz. Dhe i tmerruar çdo minutë, orë, ditë dhe ndoshta për vitet në vijim. Kështu që vdekja ishte një bekim. Një bekim absolut,” u shpreh babai me lot në sy.

Intervista e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit