-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u lirua Hysni Gucati? Haga: Nëse merret vendim, bëhet publik në faqen tonë

Kryesoret

Ditën e sotme u raportua nga ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku se Hysni Gucati është liruar nga burgu nga Gjykata speciale.

Ndërkohë mediat kosovare kanë kontaktuar Dhomat e Specializuara në Hagë për të konfirmuar një lajm të tillë.

Në lidhje me lirimin e Gucatit Schveningeni nuk dha ndonjë konfirmim, duke thënë se nëse do të ketë vendim publik për këtë çështje, ai do të bëhet publik në faqen e Dhomave të Specializuara.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë një zëdhënës i Speciales për Express.

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim atyre iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit