Në fillim të shtatorit, anëtarë të kabinetit qeveritar u mblodhën në kinema “Millennium” për premierën e dokumentarit “Thesaret e Adriatikut- Shqipëri” të historianes dhe autores së njohur britanike, Bettany Hughes.
Në ceremoninë që i parapriu shfaqjes, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e konsideroi atë “një promovim tjetër i Shqipërisë”, ndërsa ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro theksoi që dokumentari ishte shfaqur në BBC dhe priste që të arrinte edhe ‘miliona e miliona shikues’.
Ajo që nuk u tha për publikun ishte fakti që dokumentari “Thesaret e Adriatikut” ishte pjesë e një fushate të Ministrisë së Kulturës për promovimin mediatik të turizmit këtë sezon veror dhe u mbështet me një fond prej 28.7 milionë lekësh.
Dhe nuk ishte i vetmi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit i thanë BIRN në përgjigje të kërkesave për të drejtë informimi se kishin shpenzuar rreth 61 milionë lekë së bashku për promocionin mediatik të turizmit brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës 2022-2023.
Përveç dokumentarit të shfaqur në BBC, Ministria e Turizmit tha se kishte mbështetur me 8 milionë lekë Fondacionin “Dritan Hoxha” për realizimin e emisionit “Pushime on Top 2023” dhe me 4 milionë lekë qendrën “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga për realizimin e një cikli promovues me titullin “Shqipëri, ku tjetër!”./BIRN
Analiza e plotë këtu.