-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e të riut afgan, shoqërohen 8 persona në lidhje me ngjarjen

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka njoftuar shoqërimin e 8 personave në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një 27-vjeçari afgan.

Dyshohet se shkak i përplasjes kanë qenë mosmarrëveshjet lidhur me pagesën për transportin e tyre drejt Malit të Zi.

3 bashkombasit e adoleshentit kanë pritur orë të tëra të japin dëshmi për shkak se nuk dinin anglisht, teksa kanë rrëfyer me mbërritjen e përkthyesit se një grup shqiptarësh po i transportonte ilegalisht drejt vendit fqinj.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të shinave të trenit në fshatin Fermë ku për pasojë mbeti i plagosur i riu me inicialet A. Z.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 të rinjtë e tjerë u shoqëruan në polici, ku u morën në pyetje lidhur me këtë ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit