Fakulteti Ekonomik dhe ai i Histori-Filologjisë kanë njoftuar studentët se ditën e hënë do të jetë pushim për shkak të masave të marra nga policia në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.
Njoftimet e shpërndara në faqet përkatëse njoftojnë studentët për ditën e hënë e cila do të bëhet pushim pasi edhe vendndodhja e dy fakulteteve është në “Rrugën e Elbasanit”, rrugë e cila është pjesë e hartës së përcaktuar nga policia për lëvizje të kufizuara.
Gjithashtu fakultetet njoftojnë se kjo ditë do të zëvendësohet në orar në një ditë tjetër.