Pas mbajtjes së konferencës së përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës dhe kryeministri Rama u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Të pyetur se a do të ketë nesër një qëndrim në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë Rama u shpreh se samiti nuk është vendi i zgjidhjes së konflikteve.
“Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes ë njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.
Tipikisht ky proces nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.
Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon.
Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE,” u shpreh Rama.