Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Lezhë-Rrile, duke bllokuar për rreth 1 orë qarkullimin e automjeteve.
Automjeti që drejtohej nga një grua është përplasur me murin rrethues të një banesë dhe më pas është përmbysur.
Drejtuesja e mjetit ka marrë lëndime të lehta, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.