Polici si dhe kampioni Anton Cena së fundmi i ka çuar në Kosovë katër medalje pas marrjes pjesë në garat e sporteve luftarake në Spanja.
Pas rikthimit në Kosovë Cena ka menduar një gjest të veçantë për familjen e kolegut i cili ra dëshmor në veri të vendit pas sulmit të 24 shtatorit.
Mësohet se Cena një nga medaljet ia ka dhuruar familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Ai gjithashtu fitoi edhe në garën e mbajtur në disiplinën notit 2000 m, në ujë të hapur.
Cena në një intervistë për mediat në Kosovë u shpreh se që nga nisje e gara kishte se nëse fiton një medalje do t’ia dhurojë familjes së policit, Afrim Bunjaku.
“Kënaqësia ime më e madhe ishte se që nga nisja në Spanjë, njërën nga medaljet të cilën do ta fitoj, në kokën time ka qenë e pranishme çdo herë mendimi që t’i dhurohet heroit tonë të fundit, Afrim Bunajku, dhe ja kam dhuruar familjes.
Po ashtu, kam kërkuar nga familja që anëtari më i vjetër të bëhet polic, dhe të bëhet siç ka qenë i ati i tij, familja më ka përgëzuar për idenë, dhe kanë thënë se do të punojnë në atë drejtim,” u shpreh ai.
Cena bëri të ditur se në gara kanë marrë pjesë rreth 39 shtete të Evropës. Ai shtoi se në fillim të hapjes zyrtare ka munguar flamuri i Kosovës dhe se autoritetet spanjolle nuk kanë lejuar të vendoset për shkak se ky shtet nuk njeh pavarësinë e Kosovës.