Shqiptarët janë përfshirë në një sherr në orët e para të ditës së sotme në Volos të Greqisë.
Sipas mediave në Athinë, dy shqiptarë u grindën me klientët e tjerë në lokal dhe u përplasën fizikisht, por më pas filluan të qëllojnë në ajër.
Klientët e tmerruar u përpoqën të mbuloheshin ku të mundnin dhe njoftuan policinë, shkruan “Protothema”.
Dy autorët janë larguar. Një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar pistoletën.