Procesi i Berlinit na “cliroi” nga “Ballkani i hapur”!
Sot ne Tirane do te zhvillohet Samiti i Procesit te Berlinit.
Nje ngjarje pozitive kjo, pjese e nje projekti tejet te rendesishem per vendin tone.
Per vendet e Rajonit e bashkepunimin rajonal, procesin tone te integrimit europian.
Ne krye te asaj tavoline gjithe perfshirese me vendet e Rajonit, si te barabarte midis te barabarteve, do te jete Brukseli.
Kosova nuk do te jete “mbas portes”, ne “skuten serbe” ku e vendosi Ballkani i hapur qe prej Nish-it te turpshem, anti shqiptar e anti Europe.
Ajo do te jete si gjithe te tjeret, si shtet sovran me aspirate europiane.
Fatmiresisht publiku nuk do te shohe me as Vucic ne krye te asaj tryeze.
E as do ta degjoje ate te thote: “Ky Ballkani i hapur eshte nisma e Serbise”!
Nuk do te degjoje as Ramen t’i vazhdoje “ison” e pregatitur diku ne Lindje:
“Ballkani i hapur eshte shpetimi i Rajonit, shpresa e tij”
Fatmiresisht tashme eshte vetem Procesi i Berlinit, rruga europiane.
Ballkani i hapur apo Jugosllavia e re u varros ne nje nate, me shpejtesi e konspiracion nga vete autoret e tij.
E beri Rama kete si “Pilati qe lau duart”, per te mos i ngelur as shenja e tij.
Por ngjarjet, qendrimet, vecanerisht ato qe kerkojne te devijojne drejtimin tone historik nuk harrohen e as duhen harruar, qe te mos perseriten.