-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 fitore radhazi nën udhëheqjen e tij, Silvinho: Një ëndërr e bukur por asgjë s’ka mbaruar

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo pas fitores së ndeshjes miqësore me Bullgarinë në një intervistë për mediat ka shprehur gëzimin për arritjen e mbërmjes së sotme.

Silvinho u shpreh se skuadra dhe gjithçka në fushë se se nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore.

“Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët,” u shpreh trajneri.

Ai më tej shtoi se për të do të thotë shumë fitorja e 5 ndeshjeve radhazi.

 

“Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre.  

Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion.

Ne kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit,” shtoi ai. 

Trajneri nuk la pas edhe një koment për situatën dhe atmosferën të cilën e ka cilësuar si një ëndërr të bukur.

“Një ëndërr shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur, për njerëzit, për tifozët, na mbështesin. Kjo na ka ndihmuar shumë. Ne jemi shumë të lumtur, edhe për ata tifozë. Sigurisht që akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh Silvinjo.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit