Që kur e bën publike lidhjen, modelja shqiptare Jori Delli dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma i kanë shtuar dozën e postimeve e përbashkëta në rrjetet sociale.
Dyshja bëjnë dedikime të ndryshme për njëri-tjetrin, teksa tregoi se po e shijojnë pafund lidhjen pas ribashkimit.
Edhe së fundmi, ishte ish-banorja e BBVA 2 ajo që postoi një foto romantike ku reperi shihet duke i dhuruar një puthje në ballë.
Në postimi, Jori ka treguar se ata janë rikthyer në Itali pas një qëndrimi disa ditor në Tiranë.
Më pas, Jori tregoi se ajo po e shoqëronte Fredin edhe gjatë punës së tij për projekte të reja muzikore në studio.