-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Perëndimi me përpjekje të reja për “ripërtëritjen” e bisedimeve Kosovë-Serbi

Kryesoret

Përfaqësues të vendeve kryesore perëndimore, pritet të qëndrojnë të shtunën me 21 tetor në Kosovë dhe në Serbi, në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mes shqetësimeve që pasuan sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në veri të saj.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të martën se i dërguari i posaçëm i bllokut për bisedimet Kosovë – Serbi, Mirolslav Lajçak, këshilltarët e lartë të udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të takohen të shtunën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Qëllimi i kësaj vizite është arritja e një përparimi konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë mbështetës të mëdhenj të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit.

“Kemi pritje të qarta nga palët që të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe të përmbushin pa vonesa dhe pa kushte detyrimet e tyre”, tha zëdhënësi Stano./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit