-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës: Qytetarët në veri kërkojnë vazhdimin e afatit për targat

Kryesoret

Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kërkesën e qytetarëve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato kosovare.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se me këtë kërkesë u janë drejtuar qindra qytetarë.

“Pres që shpejt të marrim përgjigje nga MPB-ja. Presim një përgjigje pozitive,” ka thënë Elshani.

Bëhet fjalë për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës, si KM (Kosova Mitrovica), GL (Gjilan), PR (Prishtina) e kështu me radhë. Çështja e targave ishte ajo që shkaktoi një sërë krizash në veri të Kosovës.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit të kaluar u ngritën barrikada për shkak të kësaj çështjeje. Më pas, në nëntor, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri për shkak se ishte suspenduar drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli 2023 të lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me targa RKS.

Veton Elshani ka sqaruar se Policia e Kosovës nuk ka shqiptuar gjoba për qytetarët pas skadimit të afatit për riregjistrim për shkak se ka qenë “çështje politike”, dhe rikujton se procesi i riregjistrimit është pezulluar.

“Tani e kemi përsëritur kërkesën, nëse ka mundësi të përsëritet (procesi i riregjistrimit),” shton ai.

Më 23 nëntor 2022, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit