-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do ta mbush kokën me plumba…”! Si nisi zinxhiri i vrasjeve të Laert Haxhiut?

Kryesoret

Laert Haxhiu, sot është personazhi më i lakuar i kronikës së zezë dhe një ndër 5 personat më të kërkuar nga drejtësia. Dëshmia e një të arrestuari për grabitje me dhunë zbuloi të tjera krime në kurriz të Haxhiut që mbeten të provohen. Faktoje sjell një profil të Laert Haxhiut duke e nisur historinë nga një tjetër perspektivë, e kaluara e tij.

5 vjeçar në vitin 1997, në Lushnje, qyteti i kthyer në arenë të larjes së hesapeve mes bandave, Haxhiu sot 31 vjeç ndodhet në Janinë në përpjekje për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri. Fija që lidh të kaluarën me të sotmen është zinxhiri i hakmarrjes, një stafetë që kaloi nga banda e Aldo Bares dhe rivalëve tek brezat e rinj të fiseve përkatëse.

Sot i konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në vend, Laert Haxhiu u shkollua deri në moshën 15 vjeçare. Vetëm 17 vjeç, ai mori dënimin për akuzën e “Vjedhjes”dhe në vijim u dërgua në gjykatë për disa kundërvajtje penale.

Teksa rritej, kalonte kohën në shoqërinë e një personazhi tjetër të botës së krimit në Lushnjë, Saimir Taullaut. Përveç hamarrjes për vrasjen e të afërmve që u kishte shkaktuar banda e Lushnjës, nuk i lidhte asgjë. Të dy ndalohen teksa transportonin sipas prokurorisë, lëndë narkotike heroinë në zonën e “Plepave” në Durrës. Në përfundim të gjykimit, Laert Haxhiu, u shpall fajtor vetëm për “Moskallëzim krimi” dhe u dënua me 1 vit burg, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 8 vite burg, si i përfshirë në trafikun e drogës (lexo ketu shkrimin e plote)

Greqia vendos: Laert Haxhiu (i akuzuar për 6 vrasje) të ekstradohet në Shqipëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit