Policia e Shkodrës ka arrestuar një 64-vjeçar së bashku me djalin dhe nipin e tij, pasi kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”. Policia ka publikuar pamjet e momentit kur njëri nga të arrestuarit kapet në gjumë.
Të arrestuarit janë Lorenc Treshi dhe babë e bir, Ded dhe Anton Laca, pasi kultivonin kanabis brenda me llamba. Nën hetim janë edhe kryeplaku, faturisti dhe elektricisti i zonës në Trush.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo.