-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria kërkon ndihmë nga DEA për të goditur “kokat” shqiptare në Amerikën Latine

Kryesoret

Foto ilustruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndodhet në SHBA, ku pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Todd Robinson,u takua edhe me zv. administratorin e DEA-s, George Papadopoulos, gjatë Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, në San Diego, Kaliforni.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm siguroi përfaqësuesit e DEA-s se trafikimi i drogave sintetike, do të mbetet prioritet i strukturave të Policisë së Shtetit. Ai e vuri theksin në bashkëpunimin mjaft të mirë me përfaqësuesit e kësaj agjencie, me FBI-në dhe me CIA-n, për fushat e kompetencave të këtyre agjencive.

Nga ana tjetër vlerësoi nevojën e domosdoshme për forcimin e këtij bashkëpunimi, për t’iu përgjigjur me sa më shumë efiçenca situatave të krijuara kohët e fundit, sidomos rritjes së aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare të trafikimit të drogave, por çka është më e rëndësishme për parandalimin e krimeve të rënda, të cilat kanë ndodhur në Shqipëri për shkak mosmarrëveshjeve ndërmjet grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitet kryesisht në vendet e origjinës së drogave të forta, referuar Amerikës Latine.

Drejtori i Përgjithshëm vijoi duke garantuar koleget e DEA-s se Policia e Shtetit do të vijojë të mbetet e përkushtuar për parandalimin dhe goditjen e drogave të forta dhe do të vijojë të jetë partner serioz dhe i besueshëm, tek i cili mund të mbështeten në çdo kohë dhe për çdo gjë. Ai falënderoi DEA-n, në mënyrë të veçantë për mbështetjen që i siguroi gjatë zhvillimit të operacionit të fundit policor, që mundësoi goditjen e një prej eksponentëve mjaft të njohur të krimit të organizuar, i cili ushtronte aktivitetin e tij kriminal gjatë 20 viteve të fundit në vendin tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit