-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi vdekjeprurës ndaj spitalit në Gazë, ndërkombëtarët dënojnë aktin

Kryesoret

Një sulm vdekjeprurës ajror ndaj një spitali në Rripin e Gazës të martën vonë, ku po shëroheshin të plagosur dhe po strehoheshin shumë palestinezë, është dënuar ashpër.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e këtij sulmi, për të cilin e ka fajësuar Ushtrinë e Izraelit.

Izraeli i ka mohuar akuzat se e ka bombarduar spitalin.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Joseph Borrell, tha të martën vonë se sulmi ndaj spitalit Al-Ahli e “shton tmerrin e tragjedisë që po ndodh para syve tanë tash e sa ditë.”

“Përsëri, civilët e pafajshëm po e paguajnë më së shtrenjti. Duhet gjetur qartazi se kush është përgjegjës për këtë krim dhe kryerësit e tij të mbahen përgjegjës”, tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e dënoi sulmin ndaj spitalit në jug të Rripit të Gazës, si dhe kërkoi mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesit shëndetësor në enklavën palestineze.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj Spitalit Al-Ahli Arab,” tha drejtori i organizatës së OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një reagim në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter.

Emiratet e Bashkuara dhe Rusia kanë kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 18 tetor, pas sulmit vdekjeprurës në spitalin e qytetit të Gazës.

Mbreti Abdullah i Jordanisë e cilësoi sulmin ndaj spitalit si “masakër” dhe “krim luftë” për të cilin nuk mund të heshtet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e dënoi sulmin, duke e cilësuar si “shembulli më i freskët se sulmeve të Izraelit u mungojnë vlerat më themelore njerëzore.

“E ftoj gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për ta ndaluar këtë brutalitet të paparë në Gaza,” tha Erdogani në X./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit