Ka përfunduar derbi i Kryeqytetit ku edhe kësaj here Partizani ka triumfuar.
Me dy golat e shënuara pjesën e dytë Partizani arriti të fitonte kundër armikut të përbetuar i cili arriti të reagon menjëherë pas golit të parë të të kuqve duke gjetur barazimin.
Por kjo nuk e ndali Partizanin që në minutat e fundit të përballjes të shënonte të dytin dhe të mbyllte ndeshjen me një fitore.
Pjesa r parë u mbyll pa gola ndërsa e dyta dhuroj shënime dhe raste të shumta.
Të kuqtë dolën në avantazh në minutë ne 77-të me golin e Maguette i cili u koordinua mirë me kokë, për të mposhtur Mustafe Abdullahu.
Pak minuta më pas Hasani barazoi rezultatin duke ndezur shpresat për Tiranën.
Mensah më pas ishte shpëtimtar që në minutat shtesë të fundit të ndeshjes gjeti sërish portën për Partizanin.
Me fitoren e sotme Partizani renditet në vendin e dytë me 14 pikë ndërsa Tirana ka grumbulluar 13 pikë dhe është në vendin e katërt.