-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raportet Kosovë-Shqipëri, Berisha: Rama ktheu Tiranën në Beograd të dytë, do të heqë dorë ose…

Kryesoret

Ish-kryemisnitri, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një intervistë në emisionin “Open” ku ka folur në lidhje me krahasimin e kryeministrit Rama mes Kosovës dhe Palestinës.

Berisha u shpreh se Rama përfaqëson tradhtarin e kombit dhe se ka kthyer Tiranën një Beograd të dytë.

Edi Rama përfaqëson tradhtarin e këtij kombi, më të poshtër në të gjithë historinë, tradhtarin e Shqipërisë, më të rrezikshëm dhe të poshtër që ekziston në histori. Ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë, por e garantoj se kjo do të marrë fund shpejt.

Ky është vërsulur me një mision, se ky është mision, i detyruar nga Vuçiç në mënyrë më të egër se vetë ai, e krahasoi në prani të Samitit, me Hamsin.

Ky përdori pardje në Samit tezën më të rrezikshme serbe kundër Kosovës, Palestina jonë! Serbët, para gjithë botës kur shtypin shqiptarët e Kosovës, u thonin se ai është Jerusalemi jonë, dhe Rama e krahasoi me Palestinën Kosovën. Edi Rama do përgjigjet. Tani të presë përgjigjen! Ose Rama do heqë dorë përfundimisht nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, ose janë këtu përveç qarkut të tërë të Kosovës, janë qindra mijëra të tjerë që do mbrojnë Kosovën. Që do të thotë, nuk do mund ta bëjë, e paralajmëroj!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit