-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënime të reja për bombë në Pallatin e Versajës dhe 14 aeroporte

Kryesoret

Kërcënimet për bomba janë shtuar ditët e fundit, në aeroporte, shkolla dhe monumente në Francë. Sipas “Le Figaro”, si të enjten, ashtu edhe sot të premten, shumë aeroporte franceze morën kërcënime për bomba.

Në veçanti, 14 aeroporte rajonale ishin objektiv i kërcënimeve dhe katër u evakuuan duke shkaktuar ndërprerje në transportin ajror francez për të tretën ditë radhazi.

Në Bordo, “sot në orën 12 të mesditës, një kërcënim i ri me bombë na detyroi të evakuonim përsëri aeroportin”, thuhet në faqen e saj të internetit. Pak orë më vonë, aeroporti njoftoi se është i hapur për pasagjerët.

Aeroportet e Pau dhe Biarritz u evakuuan gjithashtu. Aeroporti i Rennes po evakuohet për herë të tretë në tre ditë, raporton “Actu Rennes”. Në Nante, një kërcënim i ri për bombë u mor me email, por aeroporti nuk u evakuua.

Alarmi u hoq rreth orës 12:30, raporton “France Bleu Loire Océan”. Përveç këtyre aeroporteve, mesazhe kërcënuese janë marrë edhe në Lille, Beauvais, Tarbes, Brest, Toulouse, Carcassonne, Lyon dhe Nice.

Për të pestën herë që nga e shtuna, Pallati i Versajës u evakuua sot të premten “për arsye sigurie”. Pas një kontrolli, autoritetet nuk gjetën asgjë të dyshimtë dhe Pallati i Versajës po rihapet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit