Mbrëmjen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Prishtinë ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Sipas njoftimi të policisë së Kosovës ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00 në lagjen “Lakërishtë”. Tre të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Menjëherë pas njoftimit në lidhje me ngjarjen policia mbërritur në skenën e krimit.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rastit.