-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhëndri ndërtoi 17 kulla/ Berisha: E nisi Nano, Rama dha lejen, unë nuk kam “gisht”

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nuk ka “gisht” në dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Ai tha se procedurën e privatizimit e nisi Fatos Nano dhe se lejen për ndryshimin e destinacionit e firmosi Edi Rama kur ishte kryetar bashkie në Tiranë.

“Cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.

Procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt. Destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.

Pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente” tha ai.

LIVE-Berisha: Dokumentet, paçavure fletë-rrufe e Ramës me larot e SPAK-ut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit