Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar P. D. pasi kishte kultivuar 240 bimë narkotike në oborrin e një banese si dhe kishin përshtatur një ambient për tharjen e saj.
Gjithashtu në lidhje me rastin policia ka shpallur në kërkim vëllain e të arrestuarit ndërsa po vijon puna për kapjen e 42-vjeçarit me inicialet A.(B.). D.
Policia sekuestroi 50.8 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje të cilat i asgjësuan bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.