-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i sekuestron dhëndrit edhe hyrjen ngjitur me Berishën

Kryesoret

Pasditen e sotme tre oficerë të policisë gjyqësore u ngjitën në pallatin ku banon Sali Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Paraprakisht u raportua se oficerët ishin drejtuar për në shtëpinë e ish-kryeministrit në tentativën e tretë për ta vendosur në dijeni për vendimin e gjykatës së Posaçme për dy masat e sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës.

Por në fakt rezultoi se oficerët ishin drejtuar për tek hyrja e Jamarbër Malltezit që është në të njëjtin pallat me vjehrrin për ta sekuestruar.

Pas pesë minutash, oficerët zbritën për shkak se dera ishte e mbyllur dhe brenda shtëpisë së dhëndrit që është në burg, nuk kishte asnjë familjar tjetër.

Sot u sekuestrua gjithashtu vila në Gjirin e Lalzit dhe prona të tjera.

Policia i shkon Berishës në shtëpi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit