-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nuk merret me forcë, seanca shtyhet për nesër

Kryesoret

Shtyhet për nesër seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. E planifikuar për t’u zhvilluar sot në orën 14:00, u shty për në 18:00, por më pas u shty për herë të dytë për nesër në mesditë në 14:30.

Sali Berisha nuk pranoi që të paraqitet në seancë përballë gjyqtares Irena Gjoka për t’u njohur me dy masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Dërgoi dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Gjykata i njohu prokurat dhe i pranoi në proces. Kjo do të thotë se të paktën për momentin Sali Berisha nuk do të merret me forcë, pasi nuk pranoi që të njihej me dy masat dhe të shkonte vetë fizikisht në gjykatën e Posaçme.

Avokatët bënë dy lëvizje, së pari kallëzuan gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre që firmosi masat pa i marrë më parë, sipas tyre autorizimin Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe së dyti kërkuan përjashtimin e saj në dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Gjykata shtyu procesin për nesër me argumentin se avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen. Nesër do t’i jepet përgjigje edhe kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Berisha kallëzon gjyqtaren që i vuri dy masa: Të përjashtohet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit