-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë policie

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajoni Vlorë-Gjirokastër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës, e cila ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e konkretisht:

  • Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër.
    – Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
    – N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
    – N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
    – Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.
    – Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
    – Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
    – Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
    – Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së emigrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.

Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit