-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Kina, qasje të ndryshme ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Kina do të vazhdojë të mbështesë “të gjitha përpjekjet për nxitjen e dialogut” për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, mes tensioneve që po përshkallëzohen, tha Ministria e Jashtme kineze.

Në konferencën e rregullt për shtyp më 23 tetor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning tha: “Ndërsa flasim për përshkallëzim të konfliktit palestinezo-izraelit, situata në Gazë është shumë e rëndë dhe konflikti i armatosur po përhapet në rajon”.

“Të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe atë humanitar, të mbrojnë civilët dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur një tragjedi humanitare edhe më të rëndë.”

Ajo shtoi se nevojat humanitare duhet të plotësohen.

“Kina do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet për nxitjen e dialogut dhe rivendosjen e paqes dhe do të japë kontributin e saj për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze.”

Komentet e saj theksuan dallimet midis Uashingtonit dhe Pekinit mbi luftën Izrael-Hamas, për të cilin analistët druhen se do të nxisë më tej tensionet midis dy superfuqive.

Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve më 19 tetor në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin e tyre, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos dhe vdekje dhe më shumë shkatërrim,” tha Presidenti Biden.

“Nëse ata vazhdojnë me këtë, edhe kostoja dhe kërcënimi për Amerikën dhe botën do të vazhdojë të rritet.”/VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit