-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tom Emmerin si kandidat për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Kryesoret

Republikanët zgjodhën të martën ligjvënësin Tom Emmer si kandidatin e tyre për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, teksa përpiqen për herë të tretë të plotësojnë këtë pozitë e të rikthejnë Kongresin në punë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është pozita e dytë më e fuqishme, pas Presidentit. Rruga e Emmer për të fituar këtë detyrë nuk është e sigurtë. Ligjvënësi nga Minesota, Emmer, fitoi një shumicë të thjeshtë të kolegëve të tij në votimin me dyer të mbyllura për t’u emëruar kandidat.

Po tashmë ai ka nevojë për mbështetjen e pothuajse të gjithë republikanëve, gjatë votimit që do të mbahet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kanë kaluar tre javë që kur republikanët shkarkuan Kevin McCarthyn nga detyra e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, falë një iniciative të një grupi konservator.

Kryetarit të ri të Dhomës do t’i duhet të kryejë detyrën, në dukje të pamundur, atë të tejkalimit të përçarjeve mes shumicës republikane.

“Ne duhet të gjejmë mënyrën për të tejkaluar problemet tona. Burrat dhe gratë republikane duhet të heqin dorë nga justifikimet dhe duhet të zgjedhim kryetarin e ri,” tha Dusty Johnson, ligjvënës dhe udhëheqës i grupit parlamentar republikan.

Mediat njoftuan se zoti Emmer së fundmi i kishte kërkuar edhe ish Presidentit Donald Trump mbështetje për të fituar garën brenda partisë.

Prej fillimit të tetorit Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka kryetar, pasi një grup republikanësh të linjës së ashpër, filluan procesin e shkarkimit të zotit McCarthy, duke penguar funksionimin normal të Kongresit.

Po kështu qeveria federale rrezikon mbylljen brenda disa javësh nëse Kongresi nuk arrin të miratojë buxhetin. Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë një paketë ndihme prej 105 miliardë dollarësh për Izraelin dhe Ukrainën si dhe për tu përballur me situatën e rënduar në kufirin SHBA – Meksikë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit