-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump e krahason veten me Nelson Mandelën

Kryesoret

Ish-Presidenti Donald Trump paraqitet sot sërish në gjyqin ndaj Organizatës Trump, drejtuesit e së cilës akuzohen se kanë gënjyer në dokumentet financiare të bankave, duke e rritur vlerën e kompanisë në miliarda dollarë për të përfituar kushte më të mira për kreditë.

Trump i ka mohuar të gjitha akuzat. Gjatë një fjalimi fushate në Nju Hempshër, zoti Trump të hënën e krahasoi veten me aktivistin kundër apartaedit dhe ish-Presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke u përpjekur ta paraqesë veten si një viktimë politike të prokurorëve federalë dhe shtetërorë që kanë ngritur akuza ndaj tij.

Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Presidentit Biden ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Michael Cohen, i cili më parë ka qenë avokat i ish-Presidentit Trump, pritet të dëshmojë sot kundër shefit të tij të vjetër si një dëshmitar kyç në gjyqin që kërcënon të dëmtojë kompaninë e tij të pasurive të paluajtshme dhe imazhin e tij të një ish-Presidenti të pasur.

Ai ka thënë se përballja me ish-Presidentin Trump në gjykatë, do të jetë hera e parë në pesë vjet që ai do ta shohë nga afër ish-shefin e tij.

Trump pritet të dëshmojë më vonë në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork, ku deri më tani, prania e tij në sallë ka qenë vullnetare.

Gjatë një fjalimi fushate mbrëmë në Nju Hempshër, Ish-Presidenti Trump e krahasoi veten me aktivistin e anti-aparteidit Nelson Mandela, duke thënë se ai është viktimë e prokurorëve federalë dhe shtetërorë, që ai pretendon se e kanë vënë në shënjestër atë dhe bizneset e tij për arsye politike./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit