-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

600 mijë euro fitime nga shitja e kanabisit, “shkatërrohet” banda shqiptare e drogës në Greqi

Kryesoret

Autoritet greke kanë “shkatërruar” një grup kriminal të shpërndarjes së drogës ku mes të arrestuarve ka edhe 4 shqiptarë.

6 persona u arrestuan nga policia e Tripolit në Greqi pas një hetimi disamujor. Grupi kriminal vepronte prej prillit 2023 duke trafikuar drogë në Athinë dhe Arkadia nën drejtimin e shqiptarit 45-vjeçar.

Mësohet se droga prodhohej dhe kultivohej në plantacione në Gortynia dhe pasi ishte gati për shitje shpërndahej në Athinë.

Policia gjatë operacionit ka sekuestruar 169 kg kanabis, 4 automjete, 8 celularë, 3 peshore, 15 mijë euro, 1 pistoletë revolver, 3 fishekë dhe sende të tjera.

Deri tani besohet ky grup ka siguruar mbi 600 mijë euro nga shitja e kanabisit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit