Në rrugën Ferizaj-Prishtinë një person duke drejtuar makinën denoncoi se ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur. Shënjestra është dërguar në spital.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.