-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK po e heton, Rama e vë Beqajn negociator me BE-në

Kryesoret

Romina Kuko, zëvendësministre e BrendshëmE, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo do të zëvendësohet në këtë funksion nga Ilir Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

VENDIMI

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E

FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR

DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE

TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të

Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave,

“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e

negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin

Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr .422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për

përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e

Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në

Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

  1. a) Fjalët “… – Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm…” zëvendësohen me “ … –
  2. Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe

Koordinimit të Ndihmës;”;

  1. b) Fjalët “. – Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator

përgjegjës për kapitullin 15 …”, shfuqizohen;

  1. c) Fjalët “… – Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,

negociator përgjegjës për kapitujt 14 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10 …”

zëvendësohen me “ … – Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,

negociator përgjegjës për kapitujt 14, 15 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10.”.

  1. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij

vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit