-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE ka marrëveshje për Lindjen e Mesme

Kryesoret

Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel (26.10.) ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme. Aty ata kërkojnë armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës. Në dokument thuhet, se keqësimi i gjendjes humanitare në Gaza jep shkas për shqetësim.

Bashkimi Europian do të punojë ngushtë me partnerët në rajon për të mbrojtur popullsinë civile, të ofrojë ndihma dhe qasje në ushqime, ujë, kujdesin mjekësor, karburantet dhe strehimin. Në dokument po ashtu theksohet se duhet siguruar që ndihmat të mos keqpërdoren nga “organizatat terroriste”. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa vende arabe. Më 7 tetor Hamasi sulmoi brutalisht nga Rripi i Gazës Izraelin.

Në ujdinë e arritur theksohet se mbështeten përpjekjet për një konferencë ndërkombëtare të paqes. “Civilët duhet të mbrohen gjithmonë dhe kudo”, tha presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel duke iu referuar gjendjes në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme e Izraelit nuk reagoi menjëherë pas ujdisë së vendeve anëtare të BE për armëpushim dhe krijimin e korridoreve të mbrojtura.

Të premten u bë e ditur sipas të dhënave nga ushtria izraelite, se Izraeli ka ndërmarrë një operacion trupa tokësore me objektiv të caktuar në qendrën e Rripit të Gazës, shkruan AFP. Edhe avionë luftarakë dhe dronë e kanë shoqëruar këtë mision, deklaroi ushtria izraelite të premten. Sipas të dhënave të saj janë sulmuar “objektiva terroriste” të Hamasit radikal islamik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit