-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, trajneri Memelli largohet nga Vllaznia

Kryesoret

Migen Memelli nuk është më trajner i Vllaznisë sipas njoftimit të bërë nga klubi shkodran, me një postim në rrjetet sociale.

Memelli qëndroi në krye të skuadrës për 12 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht gjatë kësaj periudhe 1.25 pikë për takim.

Forma e Vllaznisë në kampionat lë për të dëshiruar. Në 5 ndeshjet e fundit numërohen 3 humbje, 1 barazim  dhe vetëm 1 fitore.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë.

Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme,” shkruan klubi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit