-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elsa Lila koncert në Tiranë, krah Pirro Çakos dhe kompozitorit italian

Kryesoret

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e muajit të ri një datë e veçantë për këngëtaren Elsa Lila.

Më 1 nëntor në pallatin e Kongreseve do të mbahet koncerti i këngëtare “Finalmente Elsa” në vendin ku edhe ajo nisi karrierën e saj. Pas periudhës së vështirë që ajo përjetoi nga akuzat e përfshira në grupe kriminale të shpërndarjes së drogës ajo doli e pafajshme.

Pas pastrimit të imazhit të saj ajo ka vendosur t’i shpalosë publikut atë që ajo di të bëjë më mirë, muzikën.

Me këngë të reja dhe rikthim të sukseseve të viteve të para të saj Lila rikthehet në skenë më 1 nëntor krah Pirro Çako si dhe instumentistë italianë.

Elsa Lila pak ditë para koncertit ka ndarë detajet për koncertin e parë recital që do të realizojë në Tiranë.

“Në skenë do jetë një band e jashtëzakosnhme, me muzikantë që kanë ardhur nga Italia. Pjesë e skenës do të jetë dhe artisti Pirro Çako që do të ndajnë me publikun këngën “Diferenca je ti”, pasi kënga diferenca je ti është shumë e dashur për publikun”, tha Elsa Lila.

Ajo shtoi se ka vendosur të marrë pjesë ne festivalin e 62-të.

“Vendosa të marr pjesë sërish në festivalin e këngës”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit