-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli dhe OKB, një marrëdhënie e vështirë

Kryesoret

Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres shkallëzoi ndjeshëm grindjen mes Izraelit dhe OKB-së. Por marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të komplikuara prej kohësh.

Zemërimi izraelit ishte i menjëhershëm: Antonio Guterres ka kaluar “vijën e kuqe” dhe “ka justifikuar aktet mizore të Hamasit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Edhe reagimi nga Memoriali i Holokaustit Yad Vashem ishte i tronditur; Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan kërkoi madje dorëheqjen e menjëhershme të Sekretarit të Përgjithshëm; qeveria në Jeruzalem bëri të ditur se do të refuzojë vizat për përfaqësues të OKB-së.

Guterres më parë kishte dënuar ashpër sulmin e përgjakshëm të Hamasit kundër Izraelit, në të njëjtën kohë kishte thënë, se ky nuk u zhvillua në “një hapësirë boshe”, palestinezët vuajnë prej dekadash nën “pushtimin shtypës” nga Izraeli dhe Izraeli në Gazë “shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare”. Fjalët e Guterres shkaktuan një reagime të forta politike, në Këshillin e Sigurimit reagimet ishin të ashpra, përfaqësuesit aty e mbuluan njëri-tjetrin me akuza të “mungesës së empatisë” dhe “proporcionalitetit të gabuar”. Guterres vetë u tregua “i shokuar” dhe u ndje “i interpretuar gabimisht”.

Rezolutat e sigurisë pa shans

Përçarja e thellë që e ndan në dy kampe OKB u duk pak më vonë në Këshillin e Sigurimit. Aty ishin shtruar dy rezoluta për debat. Në të vërtetë ndiqnin të dyja të njëjtin qëllim: të heshtnin armët, për të mundësuar furnizimin me ndihma humanitare tëRripit të Gazës të rrethuar. Por rezoluta e parë e sjellë nga SHBA kërkonte vetëm ndalimin e shkurtër të shkëmbimit të zjarrit, njohjen e të drejtës izraelite për vetëmbrojtje dhe fundin e armatosjes së grupeve militante si Hamasi në Gaza./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit