-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova t’i bashkohet Serbisë së Madhe!”, Rama: Pse hesht BE-ja për Dodik-un?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik i cili shprehet se Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi duhet të jenë pjesë e një shteti, Serbisë.

Rama ka shkruar se ndihet i befasuar pasi kanë kaluar tre ditë nga kjo deklaratë dhe partnerët e BE-së nuk kanë reaguar.

Ai më tej shtoi se shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.

“Kanë kaluar tre ditë që kur u bënë vërejtjet e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje dhe Herzegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit nga partnerët tanë të BE-së deri tani dhe shpresoj sinqerisht që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!,” shkruan Rama.

“Mali i Zi të bashkohet me Serbinë dhe Republikën Srpska”, Podgorica e ashpër ndaj Dodik

Në lidhje me deklaratën e Dodik ka reaguar edhe presidenti malazez, Jakov Milatoviç.

“Është shumë e qartë për të gjithë se kjo është një deklaratë dashakeqe, të cilën unë si president i Malit të Zi e dënoj me forcë. Ne e kemi përvijuar qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur pa ngurruar  rrugën drejt BE-së. Për hir të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, presim që ky vend të na bashkohet në këtë rrugëtim”, u shpreh kreu i shtetit malazez.

“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, u shpreh Dodik më herët, ndonëse shtoi se një shtet i tillë duhet formuar me mjete demokratike e masa politike, dhe jo me luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit