-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rishikimi i buxheti të vitit 2023, Mete: Rishpërndajmë 45.8 mld lekë

Kryesoret

Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot rishikimin e buxhetit të shtetit të këtij viti, i cili parashikon rritjen e të ardhurave me 7.5 miliardë lekë, si dhe planifikon të rishpërndahen 45.8 miliardë lekëve me fokus përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive.

“Rishikimi i parë i buxhetit për vitin 2023, të cilin Qeveria miratoi përmes këtij Akti Normativ, ka në fokusin e tij rritjen e eficiencës së përdorimit të fondeve publike, nëpërmjet rialokimit të kursimeve dhe të ardhurave shtesë drejt projekteve me ecuri pozitive, duke siguruar realizimin e objektivave makroekonomikë e fiskalë të përcaktuara në planin e miratuar të buxhetit fillestar 2023,” u shpreh ministri i Financave Ervin Mete.

Ky rishikim në rritje i të ardhurave sipas ministrit Mete, vjen si pasojë e ecurisë pozitive që ka pasur ekonomia këtë vit.

 “Ekonomia ka pasur një ecuri pozitive dhe së fundmi kemi rishikuar për sipër projeksionet për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rishikuar në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike kanë qënë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2023, punësimi vijoi të forcohet, duke u rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që, shkalla e papunësisë vijoi tendencën rënëse të viteve të fundit, duke zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike,” tha ministri.

Ministri ka folur me shifra edhe për shpenzimet, ku u theksua se një pjesë e shpenzimeve nuk janë realizuar për shkak se kanë ngecur projektet me financim të huaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit