-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në kampin e refugjatëve në Gaza, Izraeli merr përgjegjësinë

Kryesoret

Ushtria e Izraelit ka thënë të martën vonë se e kreu një sulm të gjerë në kampin e refugjatëve në Jabalia ndaj infrastrukturës së Hamasit “i cili i kishte marrë nën kontroll ndërtesat civile” dhe se tunelet nën ndërtesa u shembën.

Ajo tha se u vranë një numër i madh i militantëve të Hamasit, përfshirë edhe Ibrahim Biari, komandanti i cili i udhëhoqi operacionet në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi. Ajo raportoi për një numër të madh viktimash, por nuk dha hollësi.

Izraeli tha se dy ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në veri të Gazës. Këto janë vrasjet e para të raportuara prej se u përshkallëzua ofensiva tokësore në territorin e vogël mesdhetar javën e kaluar.

Kur kanë mbetur ende disa qindra palestinezë në veri të Gazës, Ushtria e Izraelit ka përparuar në disa pjesë të Qytetit të Gazës.

Në kampin e refugjatëve Jabalia, një zonë e mbipopulluar me rrugë të ngushta në periferi të Qytetit të Gazës, pamjet nga televizioni Al-Jazeera shfaqën disa ndërtesa të rrënuara.

Dhjetëra punëtorë të ekipeve të shpëtimit dhe banorë gërmuan në kërkim të të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara. Burra të rinj u panë duke i bartur dy fëmijë nga katet e larta të një blloku të dëmtuar banesor. Nuk është e qartë nëse fëmijët ishin të gjallë apo të vdekur, raporton Associated Press./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit