-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donald Trump Jr. dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait të tij

Kryesoret

Donald Trump Jr., djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, tha të mërkurën se kishte rol shumë të vogël në financat e kompanisë së familjes Trump gjatë dëshmisë së tij në gjyqin ku ish-presidenti Trump akuzohet për mashtrim financiar.

Trump dhe kompania e tij akuzohen se i kishin fryrë vlerat e aseteve të kompanisë për të siguruar hua të favorshme nga bankat.

Donald Jr., zëvendëspresident ekzekutiv në Trump Organization dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar, është fëmija i parë nga fëmijët e rritur të Trumpit që dëshmon. Pas tij do të dëshmojnë edhe Ericc dhe Ivanka Trump.

Babai i tyre do të dëshmojë të hënën. Donald Jr. tha se ai dhe Ericu e morën në dorë menaxhimin e kompanisë kryesisht kur babai i tyre u zgjodh president në vitin 2017. Por, ai tha se ishte përfshirë shumë pak në çështjet financiare të cilat janë në qendër të këtij rasti.

Prokurorja e Nju Jorkut Letitia James ngriti padi civile ndaj Trumpit, dy djemve të tij për fryrjen e aseteve miliarda herë më shumë seç vlenin, në mënyrë që të siguronin hua më të mira.

Prokurorja James kërkon ndëshkime në vlerë 250 milionë për Trumpin dhe përjashtimin e tij dhe djemve të tij nga udhëheqja e perandorisë familjare të biznesit.

Ky rast është vetëm njëri nga disa sfidat gjyqësore me të cilat po përballet Trumpi, i cili po i prin garës së republikanëve për kandidat për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Trumpi do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit