Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë.
Mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin me TVSH.
Mes personave që është lëshuar urdhër arrest mësohet se është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.