-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një person i dyshimtë tek Kuvendi! “Ngrihet në këmbë” policia në Tiranë

Kryesoret

Në kushtet e kaosit brenda Parlamentit në seancën e sotme, një person ka ndaluar përpara Kryesisë së Kuvendit duke qëndruar për disa minuta në këmbë. Lëvizjet e tij kanë ngjallur dyshime te polici.

Garda e republikës ka njoftuar një patrullë të policisë, e cila i është afruar duke i kërkuar mjetin e identitetit dhe e pyeti se përse po qëndronte përballë Kryesisë.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit