Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nëse PS plotëson tre kushtet e opozitës, ngritjen e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e nismave ligjore dhe bashkë-kryetarin e komisionit të reformës zgjedhore, do të ndërpresin aksionin që kanë nisur në parlament.
“Nëse zbatohen tre kërkesat grupi i PD-së angazhohet në seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit.
Fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni ne do të kthehemi, por jo. Ne jemi në parlament. Plotësoni kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave. Kjo nuk ka dyshim” tha ai.
Sulmet kundër SPAK-ut nuk i kurseu, por tha se ka informacion se prokuroria po heton për dosjen “McGonigal” ku opozita akuzon edhe Edi Ramën si të përfshirë.
“Edhe unë kam informacion se SPAK-u është duke hetuar për dosjen McGonigal, por SPAK-u është në kontroll total të Edi Ramës” tha ai.