-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama jep 380 milionë euro për PPP-të nën hetim

Kryesoret

Buxheti është një “kontratë” sociale, që përcakton se çfarë shërbimesh e investimesh do të ofrojë qeveria, në këmbim të taksave që ajo merr nga qytetarët e saj.

Sa më i ulët të jetë buxheti i një vendi, aq me më shumë eficiencë duhet të përdoret ai. Ekzistojnë manuale të tëra globale që flasin për mirëmenaxhimin e fondeve të taksapaguesve.

Veçanërisht në vendet me të ardhura dhe kapacitet të ulët, buxhetet kombëtare bëhen të vështira për t’u menaxhuar në mënyrë eficiente, pavarësisht qëllimit.

Shqipëria hyn në vendet me buxhetin ndër më të ulëtit në Europë, me shpenzimet që janë sa 30% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga rreth 40% që është mesatarja europiane, e diktuar nga të ardhurat e ulëta, që nuk i kanë kaluar ndonjëherë 28% të PBB-së.

Si i tillë, fokusi i buxhetit duhet të jetë kontrolli fiskal që të mbështesë stabilitetin makroekonomik, reduktimin e rreziqeve, rritjen e eficiencës së shpenzimeve, me synim përmirësimin e mirëqenies dhe uljen e varfërisë.

Por kjo kontratë sociale nuk duket se ka gjetur drejtësi. Që nga viti 2017 deri në 2024, buxheti ka paguar dhe pritet të paguajë (përfshirë vitin e ardhshëm) 86 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare të tipit të Partneritetit Publik-Privat (PPP) (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit