-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të grabiste vilën e futbollistit Di Maria, shqiptari refuzon gjyqtarin e çështjes

Kryesoret

Shqiptari David Zira, i arrestuar më 6 tetor 2022 për përpjekjen për të grabitur vilën e ish-futbollistit të Juventusit, Angel Di Maria (tani në Benfica), bëri një lëvizje të befasishme, gjatë seancës paraprake ku ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.

Ai u ngrit papritmas dhe lexoi një letër, të shkruar nga avokatët e tij Cosimo Palumbo dhe Raffaele Della Valle, duke kërkuar që të gjykohet nga një gjyqtar i tretë “paanshmëria e të cilit nuk mund të vihet në dyshim në asnjë mënyrë”.

Arsyeja e kërkesës për përjashtim është komplekse dhe i referohet aplikimit të masës së sigurimit krahas masës së parë të vendosur ndaj Zirës, e cila ka skaduar 12 muaj pas arrestimit.

Fakti është se veprimi i grabitësit të dyshuar ka çuar në pezullimin e menjëhershëm të procedimit. Tani do të jetë në dorën e gjykatës së apelit për të vlerësuar çështjen.

Më 6 tetor 2022, Zira tentoi, me tre ose katër bashkëpunëtorë të tjerë, të sulmonte vilën e sulmuesit argjentinas.

Ai u arrestua nga policia pas një ndjekjeje. Makinat e policisë e kishin bllokuar në një makinë ku mbante radio dhe celularë, një arsenal i përdorur zakonisht nga grabitës profesionistë.

Më pas prokurorja nisi hetimet, duke ndjekur gjurmët e bashkëpunëtorëve të Di Maria, ai e kishte lidhur emrin e Zirës me një tjetër grabitje të ndodhur një muaj më parë në Torino, në Strada Pecetto, në shtëpinë e sipërmarrësit Vincenzo Soria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit