-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden përballë sfidave të vështira lidhur me situatën në Rripin e Gazës

Kryesoret

Para se të fillonte lufta Izrael-Hamas, objektivat e Presidentit Joe Biden për politikën e jashtme në Lindjen e Mesme ishin integrimi i mëtejshëm i Izraelit me fqinjët e tij arabë dhe frenimi i përpjekjeve të Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Këto synime tani mund të jenë në rrezik ndërsa ai përqendrohet në përpjekjet për të frenuar përhapjen e konfliktit Izrael-Hamas në vende të tjera të rajonit, që mbështeten nga Irani, si Libani, Jemeni dhe Siria.

Presidenti Biden ka biseduar nëntë herë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që nga fillimi i konfliktit, tha një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane gjatë një konference me gazetarët.

Zyrtari amerikan tha se Presidenti Biden ka biseduar edhe me udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan është angazhuar “pothuaj çdo ditë” me partnerët e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Ndërsa kryeqytetet e vendeve arabe janë përfshirë nga protesta kundër Izraelit, zyrtarët amerikanë besojnë se furnizimi i civilëve palestinezë në Rripin e Gazës me ndihma humanitare është një faktor kyç në përpjekjet për të frenuar përhapjen e luftës.

Të premten dhe të shtunën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ndodhej në rajon për herë të dytë në më pak se një muaj për të arritur një marrëveshje për ndërprerje të përkohshme të luftimeve për t’i hapur rrugë dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur civilët palestinez,” tha Sekretari Blinken në Tel Aviv.

Megjithatë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ka urdhëruar mijëra punëtorë palestinezë, që punojnë në Izrael, të kthehen në Rripin e Gazës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit